'Isha në gjumë', Rama publikon videon e Bashës dhe tallet me të: Fli xhan fli, ç'të gjeti që the të vërtetën

17 Nëntor 2020, 19:59| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 20:08

  • Share

Kryeministri ka publikuar një video në të cilën Arian Çani fliste në telefon me kreun e PD Lulzim Basha, dhe kur moderatori e pyet se ku ka qenë pasi nuk i është përgjigjur në telefon një javë më parë, kryedemokrati i thotë se ishte në gjumë.

Me ironi, krahas videos Rama shkruan se Basha tregoi të vërtetën ndërsa e këshillon të flejë përsëri.

"Ou, ç'të gjeti që the të vërtetën! Fli xhan fli", shkruan Rama krahas videos.


Lajmi kryesor:

'Isha në gjumë', Rama publikon videon dhe tallet! Basha: 60 shqiptarë vdiqën në një javë nga COVID, ti dëfrehesh në Instagram me meme


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?