Ish zyrtari i Koresë së Veriut: Kim Jong Un ka vdekur, konfirmimi zyrtar në fundjavë

1 Maj 2020, 17:07| Përditesimi: 1 Maj 2020, 17:09

  • Share

Ji Seong-ho, një ish zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër dhe me shumë mundësi lajmi për vdekjen e tij do të jepet këtë fundjavë.

“Unë jam informuar se Kim vdiq fundjavën e kaluar. Nuk është 100 përqind e sigurt, por mund të them se jam i sigurtë 99%. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit, me shumë mundësi do të zërë vendin e tij,”-tha Ji.

Ji Seong-ho është një ish-zyrtar i Koresë së Veriut, i cili aktualisht jeton në Korenë e Jugut dhe gjatë arratisjes së tij, ai u plagos keq nga një tren, por arriti të shpëtojë.

Zhdukja e liderit komunist të Koresë së Veriut Kim Jong Un prej datës 11 prill, është ende mister pavarësisht deklaratave të shumta që janë bërë për të.

Deri më tani ekzistojnë dy pretendime kryesore që Kim ka vdekur dhe se Kim është zhdukur qëllimisht.

Por dihet se Kim së fundmi ka bërë një operim në zemër dhe se gjendja e tij shëndetësore mund të jetë kritike.

Ndërkohë disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit.

Komento

Komente

  • Santa Quaranta: 01/05/2020 20:29

    Nuk ka vdekje 99%!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?