Ish ministri i Jashtëm i Kosovës: Në Ukrainë luftohet edhe për ne! S’duhet të ketë marrëveshje me Serbinë, pa njohjen e pavarësisë

23 Shkurt 2023, 18:30| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 19:01

  • Share

TIRANË- Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se në Ukrainë po luftohet edhe për pavarësisë e Kosovës. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Hoxhaj tha se Rusia e ka bërë të qartë se qëndrimi i saj me Kosovën, nuk ka të bëjë me pozicionin e saj kundër politikës ndërkombëtare, por një mbështetje e hapur pro Serbisë.

“Në Ukrainë luftohet edhe për Kosovën, vlerat e rendit ndërkombëtar mbrohen në Ukrainë, qëndrimi i Rusisë me Kosovën, nuk është kundër politikës ndërkombëtare, po për mbështetjen ndaj Serbisë. Në Ukrainë mbrohet edhe pavarësia e Kosovës, do të mbrohet edhe pavarësia e vendeve të tjera”, tha ai.

Duke u ndalur të bisedimet, Serbi Kosovë, Hoxhaj, tha se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje që nuk përfshin njohjen e pavarësisë.

“Nuk mendoj se i përmbush qëllimet bazike të dialogut, se kanë thënë që dialogu është proces negocimi ku arrijmë marrëveshje hap pas hapi dhe kjo marrëveshje duhet të jetë finale me njohje të mirësjelltë, nuk ka një normalizim të raporteve, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Në këtë kuadër, planin franko-gjerman, Hoxhaj tha se nuk është një marrëveshje finale, por një mjet për çtensionimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve. Ai tha se si zgjidhje sheh edhe nënshkrimin e një traktati i paqes.

“E shoh jetiken arritjen e një marrëveshje me njohjen e pavarësisë dhe mundësinë për të pasur një traktat paqeje, ajo me 27 shkurt është një marrëveshje jo finale, për çtensionim të marrëdhënieve dhe ne si deputet të opozitës, kemi bërë përpjekje që të ketë marrëveshje për një marrëveshje të ndërsjelltë, me njohje”, tha ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?