Ish liderët botërorë letër të hapur OKB-së: Të miratohet traktati për armët bërthamore

21 Shtator 2020, 13:15| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 13:25

  • Share

Pak orë para se të fillonte ceremonia përkujtimore e 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, në një letër të hapur, liderët e disa qeverive iu bën thirrje anëtarëve të miratonin traktatin për armët bërthamore të miratuar tre vite më parë, për ratifikimin e së cilës duhen edhe 6 ratifikime. 

Sipas New York Times, letra e hapur u koordinua nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen për rolin e saj në negociatat që çuan në nënshkrimin e traktatit.

56 ish-kryeministra, presidentë, ministra të jashtëm dhe ministra të mbrojtjes nga 20 vende të NATO-s, plus Japonia dhe Koreja e Jugut, lëshuan një letër të hapur të dielën duke lutur udhëheqësit e tyre aktualë të bashkohen me Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore, pakt i negociuar në 2017.

Duke marrë në konsideratë pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, zyrtarët e OKB-së e kanë quajtur sfidën më të madhe në historinë e organizatës, firmëtarët u shprehën se: 

“Ne nuk duhet të ecim në një krizë me përmasa edhe më të mëdha se ajo që kemi provuar këtë vit.”

Nënshkruesit përfshinin ish kryeministrat e Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Polonisë; ish-presidentët e Shqipërisë, Polonisë dhe Sllovenisë; disa ish-ministra të jashtëm; dhe ish-ministra të mbrojtjes.

Dy nga nënshkruesit janë ish-sekretarë të përgjithshëm të NATO-s: Javier Solana i Spanjës dhe Willy Claes i Belgjikës. Ban Ki-moon, ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe një ish-ministër i jashtëm i Koresë së Jugut, janë gjithashtu dy firmëtarë të tjerë. 

Letra e tyre arrin në një nga miratimet e profilit më të lartë të traktatit që kur u përfundua më shumë se tre vjet më parë dhe u hap për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara për nënshkrim dhe ratifikim.

“Herët ose vonë, fati ynë do të mbarojë, nëse nuk veprojmë. Traktati i ndalimit të armëve bërthamore ofron themelin për një botë më të sigurt, të lirë nga ky kërcënim.”

Sic dihet dhe pakti i fundit dhe më i rëndësishëm për kufizimin e armëve bërthamore midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të skadojë në Shkurt 2021, dhe nuk dihet nëse afatet e marrëveshjes do të zgjaten apo jo.

Letra u koordinua nga Fushata Ndërkombëtare për Heqjen e Armëve Bërthamore, një grup me bazë në Gjenevë që fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2017.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?