Dritan Abazoviç

Ish kryeprokurori malazez e akuzoi për lidhje me klanin kriminal, Abazoviç: Ai bëri gabim që s’më arrestoi! Mafia gaboi që nuk më vrau

10 Prill 2023, 16:40| Përditesimi: 10 Prill 2023, 16:50

  • Share

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u është përgjigjur akuzave të bëra nga ish kryeprokurori, Milivoj Katnic për lidhjet e tij me klanin kriminal të Skaljar pasi Kantic tha se donte ta arrestonte por nuk kishte arritur ta bënte këtë për shkak të pengesave që iu shfaqën nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Abazoviç tha se gabimi më i madh i ish kryeprokurorit është fakti që nuk e arrestoi atë. Sipas tij grupi kriminal ka bërë gabimin më të madh që nuk vrau Abazoviçin.

“Gabimi më i madh i mafias, ishte që nuk më vrau mua”- u shpreh Abazoviç, raporton Vijesti.

“Regjimi që e mbështeti Katniçin dhe fakti që ai mund të ishte kryeprokuror për një kohë të gjatë e lejoi atë të arrestonte të gjithë, dhe këta mashtrues dhe të poshtër duan t’i vrasin të gjithë.

Unë pretendoj se këto ishin qëllimet e tyre. Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë kur them diçka publikisht i thashë në seancën e Qeverisë – nëse nuk më arrini më shpejt, më falni.

Si ka punuar Katniçi, dëshmia më e mirë është se krahu i tij i djathtë Sasha Çagjenoviç është në burg, sipas pozicionit tim politik, ai e ka shtyrë që të nënshkruajë gjërat në emër të tij”, u tha Abazoviç gazetarëve në vilën “Gorica”.

Ish kryeprokurori, u shkarkua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar, ndërsa Radoje Zvicer është lider i klanit Kavaçki, i njohur si një nga më të pushtetshmit në rajon që ka tentuar edhe vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?