Evis Berberi

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

25 Prill, 11:18| Përditesimi: 26 Prill, 01:08

  • Share

TIRANE- Apeli i Posaçëm rrëzoi sot (25 prill 2024) ankimimet e bëra nga ish kreu i ARRSH Evis Berberi, Valter Begajt dhe Ervis Lamit, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së.

Evis Berberi dhe dy bashkëpunëtorët e tij biznesmenët Ervis Lami dhe Valter Begaj të akuzuar për korrupsion e pastrim parash do të vijojnë të hetohen në masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Berberi, Begaj dhe Lami u arrestuan më 16 mars të ketij viti. Të tre u vendosën në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion për “shkelje të barazisë në tendera”, “korrupsion pasi” “korrupsion aktiv” dhe për “pastrim parash”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficcencën e Energjisë por edhe së fundmi në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin , kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit.

Hetimi i SPAK tregon se përfitim ka qenë rreth 2.2 milione euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk, në pasuri të paluajtshme.  Paralelisht me këtë hetim, SPAK ka nisur edhe hetim par pasurinë e te treve, duke qenë se ata akuzohen për veprën e pastrimit të parave.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?