Ish-kandidati për deputet i
PS emërohet drejtori i Postës

3 Nëntor 2017, 16:44| Përditesimi:

  • Share
Laert Duraj është zgjedhur drejtori i ri i Postës Shqiptare. Duraj është pjesë e strukturave të PS, ndërsa në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit ai kandidoi në qarkun e Gjirokastrës.

Laert Duraj ishte i katërti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, për qytetin e Memaliajt, por nuk arriti të hynte në Kuvend.

Posta Shqiptare në mandatin e parë të qeverisë së Ramës u drejtua nga përfaqësues të LSI, Majlind Lazimi deri në Qershor të 2017, ndërsa në 4 muajt e fundit Vangjush Andoni. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?