Ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Kronikë

Ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha kërkon pafajësinë: Vendimi i shkallës së parë në trysni politike e mediatike! Mi ktheni lekët e sekuestruara! I refuzohet kërkesa

26 Shtator 2022, 16:30| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 17:16

  • Share

TIRANË- U zhvillua seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe avokatit Aldo Tabaku.

Mbrojtja pretendoi pafajësi dhe se dënimi i shkallës së parë ishte dhënë nën trysni politike-mediatike.

Vetë ish gjyqtarja kërkoi pafajësi si dhe kthimin e shumës së parave të sekuestruara. Fakt që u kundërshtua nga organi i akuzës , me pretendimin , se në ankim gjyqtarja nuk  ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros. Edhe avokati Aldo Tabaku, kërkoi pafajësi. Trupa gjykuese do ta shpalle vendimin datë 11 tetor  ora 14:00.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.  Pas arrestimit ajo ka bërë plot 8 herë kërkesë për lirim dhe heqje arresti me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, por GJKKO i ka refuzuar të gjitha kërkesat.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?