Rexhep Selimi

Ish-eprorit të UÇK-së i konfirmohet akt-akuza, niset për në Hagë! Selimi: Po shkoj me kokën lart dhe ashtu do kthehem

5 Nëntor 2020, 09:14| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 09:31

  • Share

Pak orë pas arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit ,Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimit, aktualisht deputet i Vetëvendosjes.

Lajmin e ka dhënë vetë Selimi nëpërmjet rrjeteve sociale i cili thotë se se do të shkojë me kokën lart në Hagë dhe ashtu do të kthehet !

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombës të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash. Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka. Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shkroi Selimi, deputet i Vetëvendosjes.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?