LEZHË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka replikuar në distancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me vizitën e tij në repartin e zjarrfikëseve në Lezhë.
"Propagandë", "mashtrim", "tallje" e quan Metaliaj vizitën e Lleshajt në këtë repart, sipas së cilësh ndryshe nga sa pretendon ministri, është lënë në harre prej vitesh. Bashkangjitur deklaratës së saj, Metaliaj ka publikuar disa video se si Lleshaj ka bllokuar trafikun për orë të tëra për vizitën e tij.
Deklarata e plotë
Sandër helmi “na nderoi” sot me vizitën e tij në Lezhë! Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon! Pasi bllokuan trafikun për orë të tëra në të gjithë qytetin, tentojnë të tallen duke fyer inteligjencën e lezhjanëve. Harrojnë shërbëtorët e Ramës që po qeverisin prej 7 vitesh tashmë dhe se ky është ministri i tretë “shembullor” i narkoqeverisë Rama! Sandër kimiku vizitoi shërbimin e zjarrfikëses në Lezhë dhe i sapo zbrituri nga hëna konstatoi (fjalët e tij ):
-S'kemi ndonjë gjë të bukur për të treguar sot!
-Shërbimi i zjarrfikëses është lënë në harresë për shumë vite!
-Kujtohemi në mëngjes për këtë shërbim!
-Unë e kam vendosur në top prioritet në letër shërbimin zjarrfikës ,dhe duam të bejmë nje stacion të këtij shërbimi me standarte Europiane!!!!!!!
Ku ishe ti Sander ndërkohë?? Nuk të vjen turp të tallesh dhe të mashtrosh lezhjanet?? Harruat që po qeverisni prej 7 vitesh ,apo ishit të zënë me blerjen e gazit për të helmuar protestuesit paqësore në bulevard? Apo ishe i zënë me prishjen banditeske të teatrit në 4 të mëngjesit, ku angazhove 1500 uniforma blu, forcat shqiponja, FNSh, Renean etj për të dhunuar artistët,intelektualët , përfaqësuesit e opozitës, gazetaret,qytetarët etj Turp për ty dhe shefin tënd që mendoni që propaganda do t’ju nxjerrë nga llumi ku jeni zhytur! Ditëve tuaja po ju vjen fundi! Shqiptarët nuk harrojnë!
"Ironi" Shqupi, jane te shquar keta te PDhit per ironi
PërgjigjuSH LINDITA E KA THENE GABIM SANDER MAFISHJA I THERRITET LLESH. L H L. lende helmuese luftarake qe ky I pa udhe helmoje gjysmen e tirones
PërgjigjuÇfare fjalori qe perdor ne komunikim, çfare edukate dhe kulture, sa urrejtje dhe fyerje. Turp!
PërgjigjuSander Lleshaj eshte nga ministrat me te mire qe ka pas Shqiperia keto 30 vjet dyke e kthyer policine ne mbrojtje te ligjit dhe popullit.,Sa per gazin kimik e ka ble qeveria juaj dhe eshte perdor ne mbare BE kur ka turma protestuesish te dhunshem me molotov dhe kapsolla
PërgjigjuIronia eshte qe ju quani ofendimin e nje gojeshthurure ironi!
Përgjigju