John Grogan

Ish-deputeti laburist, Grogan viziton Kukësin: Qeveria britanike po investon shumë këtu! Mirëpresim emigrantët e ligjshëm në Angli

16 Janar, 17:12| Përditesimi: 16 Janar, 18:55

  • Share

Ish-deputet i partisë laburistë John Grogan ka vizituar sot Kukësin. Pasi ka ndjekur një ndeshje Regbi për fëmijë ka folur dhe për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Një vlerësim pati edhe për zhvillimin e turizmit në Kukës duke theksuar se edhe qeveria britanike po kryen investime.

“Është hera e parë që vij këtu dhe më vjen mirë të shoh potencialin e Kukës në turizëm. Qeveria britanike po investon shumë para këtu. Kemi shumë anëtarë të komuniteti shqiptar që janë ligjërisht legalisht në Angli. Kushdo që është legal i ligjshëm në Britaninë e Madhe ne e mirëpresim, këtë mendim kam. Kemi shumë njerëz të tillë në këtë situatë në Mbretërinë e Bashkuar", tha ai.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?