Bujar Nishani dhe Romeo Gurakuqi

Ish deputeti i PD, Gurakuqi padit Bujar Nishanin, pas shantazhit publik: Shpifës, jam kontrolluar dy herë nga Autoriteti për dosjet e ish-Sigurimit

23 Dhjetor 2020, 22:28| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 22:32

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi  do të padisë Bujar Nishanin lidhur me deklaratat e këtij të fundit se ka qenë  bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Gurakuqi shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Nishanit, ndërsa shprehet se është kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time dhe se është vërtetuar se nuk ka ansjë lidhje me ish sigurimin e shtetit.

"Pas një deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me përgjegjësi para opinionit publik, se te dhënat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bëjnë as me mua dhe as me familjen time. I kërkoj publikisht Autoritetit  për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jap opinionin e vet përkufizues, brenda parashikimeve te ligjit, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti për Informim ne vitin 2017, herën e pare si kandidat për organet e reja te Drejtësisë dhe herën e dyte pas fitores nga PD Shkodër te zgjedhjeve te vitit 2017,para marrjes se mandatit, me nismën time.

Personazhet, oficeret,  te dhënat nuk kane te bëjnë me mua dhe me asnje anetare te familjes sime.

Nen përgjegjësi publike deklaroj se as unë dhe asnjë anëtarë i familjes sime, nuk ka qene kurrë as bashkëpunëtore i Sigurimit dhe anëtar i PPSH.

Problemi është se këtë shpifje shantazhuese e bën një person qe ende nuk ka shkuar vete për te bere kërkesë para Autoritetit.

Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit. Shpifesi do te mbaje përgjegjësi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojnë se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene!

Kjo sa për fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhëtim", shkruan Gurakuqi.

Vërtetim nga Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit

Komento

Komente

  • TA RRRRASSS LALA: 24/12/2020 09:39

    Kapterri jar mustaqja tani që është pa mustaqe fjalët i rëshkasin jarit ushtar i salmutit jarri nga kapterr na u bë President e rinte gatitu kur salmuti e urdhonte. O çfar tmeri jari kapteri nga pompa e benxinës kaloi politikan e spo le njeri pis pa bo se partia jarin kshube do ushtar besnik. A ka ku të shkoi më turp tipa si jari komplet karri të jen politikan jari nallban.

    Përgjigju
  • sifi: 24/12/2020 08:34

    Deklatata e Nishanit per Gurakuqin, tregon se cfar partie eshte PD.Si ka mundesi qe sa here ka kundershtime brenda saj, hapen dosjet e ish sigurimit te shtetit.Keto dosje jane dokumenta shteteror dhe i takojne shtetit dhe jo partive.Keto 30 vjet sidomos PD ka bere nje katraure me dokumentat shteterore duke e kthyer SHQUPin ne arkive shteteror.Turp per Nishanin dhe Gurakuqin qe grinden sot.Vetem drejtesua duhet te veproj pwr te dy

    Përgjigju
  • Toni: 24/12/2020 07:48

    Nuk dua te paragjykoj njeri, por jam i sigurte qe Nishani nuk genjen...

    Përgjigju
    • Lorenci: 24/12/2020 08:44

      Po pse thua qe nuk do te paragjykosh perderisa e di kaq mire te verteten. Apo po ja fut kot? Po ju qe nuk dini, pse nuk e mbyllni gojen dhe degjoni ata qe dine? Romeoja eshte nga nje familje e nderuar shkodrane dhe balta qe i hedh ish presidenti duhet ti kthehet atij per maskaralleqet qe ka bere kur ishte ne detyre. Po ketu te ndershmit nuk flasin dhe i lene vendin injorances.

  • Dagu: 24/12/2020 07:27

    Jari, bujari dmth qe eshte thjeshte USHTARI i vogel i KOMANDANTIT ruli, tani don te beje si kok e madhe. Me dmekek promovimin dhe perzgjedhjen e figurave, pa i dhene askujt me te vogli sqarim per skualifikimin, bashke me rulin po e shkaterrojne PD.

    Përgjigju
  • Iris: 24/12/2020 03:24

    Prandaj intelektualet e vertete nuk preferohen nga partite ne Shqiperi.Partite preferojne militante te thekur e te verber, si Nishani,por jo intelektuale te vertete, si z.Gurakuqi.

    Përgjigju
  • abc..: 24/12/2020 00:35

    PO c'tu desh o romeo gurakuqi te hyje ne partine e pisave-malokeve dhe ish --komunisteve te 1968,,,tallet me ty dhe nje kapterr ushtrie..

    Përgjigju
  • BENI: 24/12/2020 00:27

    O NISHAN DAMLLAJA,,,gurakuqi vjen nga familja e luigj gurakuqit qe shpalli panvarsine ne vlore me ismail qemalin mor maskara,,,mor mut muti,,mor zagar i saliut...

    Përgjigju
  • Haha: 23/12/2020 23:19

    Kapterr Bijar Nishani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?