Ish-deputeti Alqi Bllako në kërkim, Kryemadhi: Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati

31 Mars 2022, 23:35| Përditesimi: 31 Mars 2022, 23:42

  • Share

Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me ish-deputetin në kërkim në kërkim, Alqi Bllako, për aferën e incereratorëve. Kryemadhi shkruan se qytetarët presin drejtësi e jo regji me qeveritarë të cilët ndodhen në arrati. Ndërsa më tej kryetarja e LSI-së pyet mediat se kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur.

"As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma," shkruan më tej Kryemadhi.

Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Menjëherë pas këtij vendimi policia i ka shkuar në banesë ish-deputetit, bashkë me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit por nuk ka arritur ta gjejë aty. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. 

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 
 

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 01/04/2022 05:43

    cfare dretesi ku ka dretsi aty ,po te kishte dretsi ai Likja yte e Saliu duhete te ishinbreda po mose beni sikure nuke e dine dhe talleni me popullin kini ja 30 vjete o jumarte Zoti se dryesh nuke largoheni ju

    Përgjigju
  • BENI: 01/04/2022 00:31

    E KA STREHUAR ILIRI DHE MONIKA TEK VILA E TYRE NE LALEZ...ATJE SHKONI DHE ATY E KENI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?