Isa Mustafa

Isa Mustafa pas dorëheqjes: S'e prisnim këtë rezultat! Do të rikthehemi fuqishëm

15 Shkurt 2021, 15:44| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 15:46

  • Share

Kryetari i LDK-së e ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqjen, pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa e ka konfirmuar dorëheqjen  nga kryetari i partisë, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë. Teksa ka folur për mediat Mustafa ka deklaruar se nuk e priste rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa shton se LDK së shpejti do të ketë kryetarin e saj të ri, dhe do të mobilizohet për t’u rikthyer fuqishëm.

“Vlerësoj se rezultati është shumë i keq për LDK-në. Rezultat që nuk e kemi pritur fare, edhe takimet që kemi pasur në terren edhe nga puna që ka bërë kandidati ynë Avdullah Hoti. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në mënyrë që LDK të ketë së shpejti kryetarin e ri. Ne do të mobilizohemi, të punojmë që LDK të kthehet dhe të jetë forcë e fuqishme politike”- tha Mustafa.

LDK rezulton forca e tretë në Kosovë në këto zgjedhje, me një rënie të ndjeshme votash.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet/ Numërohen 99.8% e votave, fitore historike e Vetëvendosjes, rezultati më i lartë që nga shpallja e pavarësisë! Dorëhiqet Mustafa: Rikthehemi fuqishëm


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?