Ironizon Veliaj: Para se të vija këtu
dëgjova fjalimin e plakut Berisha

8 Dhjetor 2017, 15:01| Përditesimi:

  • Share
Gjatë organizimit të forumit me personat që kanë lindur në datën 8 dhjetor dhe personat që ishin protagonist në ngjarjet e protestave për rrëzimin e komunizmit Veliaj ka ironizuar Sali Berishën.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Erion Veliaj, ai ka treguar se gjatë rrugës për te aktiviteti po dëgjonte Berishën të cilin e quan plaku.

“Jam shumë i lumtur që po e bëjmë këtë aktivitet me praninë e protagonistëve të kësaj ngjarje. Mu duk shumë origjinale ideja që ne të kishim disa nga protagonistët e vërtetë të 8 dhjetorit, arsyeja sepse po e them këtë është se rrugës ku po vija këtu dëgjova të njëjtin fjalim nga një 75 vjeçar që e kam dëgjuar çdo vit (Sali Berishën), më duket sikur kjo festë i përçan njerëzit,” tregoj Veliaj.

"Ky 75 vjeçar thotë gjithmonë të njëjtat fjali, ushqen dhunë,duket si ditëlindja e tij, thash sa mirë që kemi të pranishëm njerëzit që kanë qenë realisht në këto ngjarje," tha Veliaj.

"Njëkohësit bëjmë një ballafaqim me gjeneratën që ka lindur në datën 8 dhjetor që ndoshta këtë histori e kanë dëgjuar nga fjalimet e lodhshme ose nga copëzat e vogla të vërteta të historisë, por asnjë konfrontim midis të dyja palëve," u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?