Kreu i PD-së, Lulzim Basha me bashkëshorten e tij, Aurela

Ironike/ U bën apel qytetarëve në media që të rinovojnë ID, por Bashës i ka skaduar që në 2019 dhe s'e ka rinovuar

19 Mars 2021, 10:31| Përditesimi: 19 Mars 2021, 10:36

  • Share

TIRANË- Një shprehje që shqiptarët e përdorin shpesh është "mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë". Duket se kjo i vjen më përshtat kryedemokratit LuLzim Basha. Ai në media u ka bërë apel qytetarëve që të rinovojnë kartën e Identitetit, por ironike është që ai vetë nuk e disponon një të tillë funksionale. Kjo sepse i ka skaduar që në dhjetor të vitit 2019.  

Sikur kjo të mos mjaftonte, Basha nuk ka as patentë. Bashkëshortja e tij Aurela Basha i publikoi një foto teksa Basha ishte në timon dhe po udhëtonin së bashku, me patentë të skaduar që më datë 22.12.2016, dhe prej asaj date ai nuk e ka rinovuar. Pra, Basha jo vetëm udhëton me makinë pa patentë, por as kartë identiteti nuk ka.

Ndërkohë, Basha nuk merr do të zgjedhjet e 25 prillit as votën e bashkëshortes së tij. Kjo sepse është shtetase holandeze dhe nuk voton në Shqipëri që nga viti 2004.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me bashkëshorten e tij, Aurela në timon

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?