Myslym Murrizi

Ironia therëse e Murrizit: Parlamenti do ketë kandidat për President këtë drurin simpatik

29 Maj 2022, 21:45| Përditesimi: 29 Maj 2022, 21:48

  • Share

Politika shqiptare edhe pas 3 javësh që prej momentit kur nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit ka dështuar se gjeturi një emër konsensual për ta votuar si kreun e ri të shtetit. Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djegies së raundit të tretë pa asnjë kandidaturë dhe përmes një postimi në facebook shkruan se teatri i pështirë ku u përfshinë të gjitha palët nga pak ka marrë fund ashtu si dhe ishte planifikuar që në fillim nga Partia Socialiste.

Postimi i plotë i Murrizit

Edhe neser ne ora 10:00 Parlamenti Shqiptare do te kete si kandidat per President kete drurin simpatik te pyllit te Divjakes. I gjith teatri i peshtire politik ku u perfshin te gjitha palet nga pak, mori fund ashtu siç ishte planifikuar nga mazhoranca qysh ne fillim. Te gjithe te vete ofruarit per tu perdorur si fasade nga mazhoranca ,qe hynin e dilnin si mender faktore politik neper takime me perfaqesues te rilindjes dhe derdellisnin per kushte e kritere para kamerave,ngelen si ai mbas gardhit.

Tani mazhoranca deri me date 6 qershor do te zgjedh Presidentin qe ka menduar dhe planifikuar qysh ne fillim te kesaj farse konsultimesh me disa individe qe nuk jane perfaqesues ne familjet e tyre, e jo më te përfaqësojnë pjese te shoqerise. Uroj qe Presidenti te mos jete thjeshte nje frymore qe ngjan me kete drurin simpatik qe une e kam quajtur si kandidat per 3 raundet e para qysh ne nisje te kesaj farse ku u bene pis pothuajse te gjithe pseudofaktoret politik ndërkohe qe mazhoranca i ka votat per ta zgjedhur e vetme sipas Kushtetutes qe u be leter paçavure nga pazari i piste  PD -PS i 21 prillit 2008.

Kjo tregon se sa emergjente eshte prishja e ketij pazari te piste sa me shpejt dhe ndryshimi sa me pare i kodit zgjedhor ne perputhje edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese qe hodhi poshte ate heresin e ndyre te pazarit mes tre paleve ndyresira qe sajuan 5 qershorin e 2020 si turpin e radhes pas 21 prillit 2008.

Te gjithe deputetet e opozites se soteme (63) pamvarsisht se ne sa tufa, copa, grupe apo skuadra jane ndare, qe te mos ngelen si historia me e keqe ,me e ndyre dhe me e turpeshme e opozites, duhet patjeter tu japin Shqiptareve nje KOD ZGJEDHOR ku Deputetet te zgjidhen nga VOTA e Shqiptareve, e jo nga firma e kryetareve. Ky akt do tu heq ketyre qe sot perfaqesojne opoziten ne Parlament, sado pak llumin qe kane hedhur mbi njeri tjetrin prej 1 viti qe jane zgjedhur. Ndryshe do te ngelen ne histori si llumi me i madh qe ka patur prej vitit 1991 Parlamenti Shqiptare

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?