Ironia Spahiu: Fajin e ka Edi Rama që zgjodhi president shokun e Durim Bamit! Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën

13 Qershor, 17:31| Përditesimi: 14 Qershor, 09:27

  • Share

Ilir Meta u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, një ditë pasi aty shkoi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Çifti Meta-Kryemadhi janë në hetim pasuror dhe gjërat mesa duket kanë përparuar, me presidentin e PL-së që sot lëshoi sërish akuza ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumanit.

Ky zhvillim u diskutua me jurisitin Kreshnik Spahiu në 'Studio Live' në Report Tv, i cili u shpreh për Arbër Hitajn se shkon një lidhje të hetimeve aktuale të drejtësisë për Metën dhe Kryemadhin nga njëra anë dhe arrestimit të Durim Bamit në Dubai nga ana tjetër, që për Spahiun është një mik i Metës. Spahiu u shpreh se Monika Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën.

'Kam një koment të shkurtër. Kreu i SPAK është në një presion të fortë politik, dhe nga krimi, jam i qëndrimit që SPAK është opozita më e fortë në Shqipëri, sa i përket deklarateve të Metës mbetem konseguent që Monika Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën. Janë në një një qëndrim bëjnë lojë, janë në teatër. Teatri mes dry aktorëve është që Kryemadhi të marrë përgjegjësi ligjore në SPAK duke qenë grua të vihet në një masë të lehtë dhe Meta të ruajë kreun politik Monikës i është lënë detyra të ruaj  familjen. Ka zhvillime që nuk janë të rastësishme, Kur u morën në hetim, në Dubai është arrestuar Durim Bami, në politikë dhe drejtësi asnjëherë nuk shoh rastësi.

Fajin e ka Edi Rama që e zgjodhi president të Shqipërisë shokun e Durim Bamit. Nëse do kishim parime nuk do ishim më çështjen Bami dhe as çështjen Meta.'

Spahiu solli në vëmendje që Bami ka dashur të ketë statusin e të penduarit të drejtësisë në vitin 2016 por askush as drejtësia nuk e mori seriozisht.

'Durim Bami nuk është personazh i panjohur, tentoi të ishte i penduar i drejtësisë në 2016 duke dëshmuar për lidhje me politikën askush nuk e mori seriozisht dhe as mediat nuk e morën në mbrojtje. Kemi detyrimin t’i kujtojmë shqiptarëve tentativën në 2016 që një personi ti jepej statusi i të penduarit. Nëse do ishte marrë në mbrojtje shumë krime do ishin zbardhur.

Tani mund të jemi përballë dy varianteve që Durim Bami të mos ekstradohet të refuzohet azili pasi shteti shqiptar nuk e ka marrë seriozisht kur donte të ishte pendito. E dyta, mund të jetë varianti që të pranojë bashkëpunimin me drejtësinë por e kam vështirë ta besoj. Disa personazhe të kësaj zone, shumë e vështirë që Bami të dëshmojë pas kaq historish pasi grupet e tjera kanë bërë të kundërtën. E vetmja mënyrë që Bami është i lirë rrezikon pra më i mbrojtur është i mbrojtur nga drejtësia', shton juristi.

Më tej ai bëri edhe ironi duke shtuar se Meta dhe Kryemadhi tani duken si 'fukarenj', po aq sa Monika duket bio dhe natyrale.

Në vijim të bisedës në Studio Live, Spahiu bëri edhe një përshkrim të situatës në Gjermani ku pritet të nis Kampionati Europian dhe ku Shqipëria të shtunën do të ndeshet me Italinë në grupin B në ora 21:00.

Ai ka bërë apel për të gjithë tifozët shqiptarë që duan të shohin ndeshjet në stadium të mos bien pre e mashtrimeve dhe e biletave në të zezë që shiten dhjetë fish nga pseudo patriotë.

'Do ti thoja publikut që në gjithë çfarë po ndodh duhet të jenë të qartë, nuk duhet të jenë viktima të mashtruesve. Duhet të jenë të orientuar. Gjermania është vend social. Duhet të kenë kujdes me biletat. Udhëtojnë nga të gjithë vendet e botës. Ndjeju keqardhje këto bileta u shiten 10 fish. Matrapazët dhe patriotët kuqezinj u shesin dhjetëfish në tregun e zi. U bëj thirrje të mos i shesin', thekson ai.

Spahiu vlerëson përgatitjet e tifozerive që vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për të ndjekur Shqipërinë nga afër, ndërsa nga ana tjetër shpreson të mos ketë në stadium më shumë deputetë, drejtorë apo ministra se sa tifozë të vërtetë. 

'Ende ka shumë pak. Tifozeria nga Kosova dhe Maqedonia, Mali i Zi janë më të organizuar se ne nga Shqipëria. Janë më sakrifikues më modestë. Kur bëhet fjalë për tifozerinë e Shqipërisë gjysma është për foto në TikTok, për status në facebook. Kjo nuk ndodh me tifozerinë e Kosovës, Maqedonisë. Ka më ndjenjë, më pasion përtej kufijve, janë më të vërtetë në dashurinë e tyre  për flamurin kuqezi'.

Ora 18:11
Spahiu nga Gjermania: Do e veshim Dortmundin KuqeZi në çdo rrugë me flamuj

 

Kreshnik Spahiu drejtpërdrejtë nga Gjermania tregoi atmosferën në qytetet gjermane në prag të përgatitjeve për Euro 2024, aty ku në Dortmund, Shqipëria do të luajë kundër Italisë në orën 21:00.

Spahiu për Arbër Hitajn tregohet optimist se tifozeria kuqezi do të pushtojë qytetin e Dortmund i cili sipas juristit do të vishet kuqezi për ndeshjen me kombëtaren azzure.

'Ende ka shumë pak. Tifozeria nga Kosova dhe Maqedonia, Mali i Zi janë më të organizuar se ne nga Shqipëria. Janë më sakrifikues më modestë. Kur bëhet fjalë për tifozerinë e Shqipërisë gjysma është për foto në TikTok, për status në facebook. Kjo nuk ndodh me tifozerinë e Kosovës, Maqedonisë. Ka më ndjenjë, më pasion përtej kufijve, janë më të vërtetë në dashurinë e tyre  për flamurin kuqezi.

Policia gjermane janë nga më të organizuarat, por duke pasur parasysh që jemi në kufijtë e dy luftrave të nivelit ndërkombëtar dhe duke patur parasysh që Gjermania është përfshirë në rolin e saj aktiv në gjetjen e paqes, sigurisht që policia dhe shteti gjerman janë serioz në masat strikte për sigurinë qetësinë, por ka dhe prioritete selektive, sipas ndeshjeve dhe ekipeve të caktuara. Kur ka përfshirje direkte etnike, fetare ka një fokus më të gjerë për të vëzhguar problematikat që lindin në këto zona. Policia gjermane ka marrë masat dhe qytetarët shqiptarë duhet të jenë të sigurt në Dortmund, Hamburg apo Dyseldorf.

Nga informacionet që marr edhe në Hamburg pritet të ketë një tifozeri edhe më e zjarrtë. Aty edhe kroatët kanë një tifozeri të fortë. Edhe tifozeria kroate që është shumë në numër në Gjermani, nuk do jetë e pakët në Hamburg. Mos mendojmë se vetëm ne kemi tifozë. Dje, diaspora italiane i ka bërë një pritje madhështorë ekipit italian. Dje numër në stërvitje ishte dhjetëra herë më e madhe se tifozët shqiptar. Janë më të organizuar më traditë në mbështetjen e tyre. Tifozeria reale të mos mungojë dhe të mos zëvendësohet nga tregu i zi i biletave.'

Ora 17:59
Godet Spahiu: 'Patriotët' faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi

 

Juristi Kreshnik Spahiu foli në lidhje Skype në Studio Live drejpërdrejtë nga Gjermania ku pritet që nesër të filloj Kampionati Europian, me Shqipërinë që ndeshjen e parë do ta luajë në Dortmund ditën e shtunë përballë Italisë.

Spahiu bën një apel të fortë për Arbër Hitajn drejtuar gjithë tifozëve kuqezi të mos bien pre e biletave në tregun e zi që shiten 10-fish nga pseudo-patriotët.

'Do ti thoja publikut që në gjithë çfarë po ndodh duhet të jenë të qartë, nuk duhet të jenë viktima të mashtruesve. Duhet të jenë të orientuar. Gjermania është vend social. Duhet të kenë kujdes me biletat. Udhëtojnë nga të gjithë vendet e botës. Ndjeju keqardhje këto bileta u shiten 10 fish. Matrapazët dhe patriotët kuqezinj u shesin dhjetëfish në tregun e zi. U bëj thirrje të mos i shesin.

Është moment patriotik të tregojmë që jemi populli më civil, patriot. Të mos e fillojmë me mashtrime, manipulime të mos e trajtojmë si treg të gjësë së gjallë. Uroj që biletat të merren nga tifozët. Dua që pasnesër në Dortmund përballë Italisë Kroacisë dhe Spanjës të jenë tifozë dhe jo ministra, deputetë, drejtorë, doganier.

Shumica duhet të jenë ata që e duan me zemër sportin dhe futbollin ata që për vite kanë ëndërruar të jenë në një kompeticion botëror. Dhe jo ata që kur hyjnë në fushë thonë kush janë tanët. Ndjej keqardhje që në vigjilje të ndarjes së biletave jo vetëm u bë biznes. Mendoj se në prag të një sfide të mos bëjmë akuza por të themi të vërtetën dhe disa fakte reale. Biletat nuk janë qoka politike.

Që mund të ndahen vetëm të njohurve. Kam takuar të rinj që kanë udhëtua nga Londra, Spanja dhe SHBA dhe nuk kanë bileta. Paraja e tyre është me djersë. Dashuria e tyre për Shqipërinë është e paimagjinueshme, minimalisht meritojnë një biletë por me kosto dhe çmim real dhe jo të ngelen rrugëve me birra në dorë', thekson Spahiu.

Ora 17:45
Spahiu: Durim Bami dëshmoi në 2016 per lidhjet politike por nuk e morën seriozisht

 

Kreshnik Spahiu në Studio Live foli mbi hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe u ndal edhe tek arrestimi i Durim Bamit në Dubai, që sipas tij kanë lidhje me njëra-tjetrën. Spahiu solli në vëmendje që Bami ka dashur të ketë statusin e të penduarit të drejtësisë në vitin 2016 por askush as drejtësia nuk e mori seriozisht.

'Durim Bami nuk është personazh i panjohur, tentoi të ishte i penduar i drejtësisë në 2016 duke dëshmuar për lidhje me politikën askush nuk e mori seriozisht dhe as mediat nuk e morën në mbrojtje. Kemi detyrimin t’i kujtojmë shqiptarëve tentativën në 2016 që një personi ti jepej statusi i të penduarit. Nëse do ishte marrë në mbrojtje shumë krime do ishin zbardhur. Tani mund të jemi përballë dy varianteve që Durim Bami të mos ekstradohet të refuzohet azili pasi shteti shqiptar nuk e ka marrë seriozisht kur donte të ishte pendito. E dyta, mund të jetë varianti që të pranojë bashkëpunimin me drejtësinë por e kam vështirë ta besoj. Disa personazhe të kësaj zone, shumë e vështirë që Bami të dëshmojë pas kaq historish pasi grupet e tjera kanë bërë të kundërtën. E vetmja mënyrë që Bami është i lirë rrezikon pra më i mbrojtur është i mbrojtur nga drejtësia.

Unë nuk jam kasetë që të përsëris dëshmitë e Bamit. Ka pasur akuzë nga ish-deputeti Doshi për tentativë vrasje dhe një kasetë e dhënë Tahirit. Mirë është që drejtësia dhe mediat ti freskojnë këto dëshmi.

Burgun nuk ia uroj askut. Aq më tepër për kryeministra dhe president. Është turp për vendin tonë për persona të tillë. Ilir Meta dhe Monika prezumohen të pafajshëm. Dua të bëj dhe ironi, Ata duken fukara dhe jetojnë në borxhe ashtu sikur të hetosh për operacione plastike, kur Monika e ka bukurinë bio dhe natyral.', thotë Spahiu.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: