Ironia e Patozit: Basha qesharak si
Ventura, në Tiranë burrat vendosën...

16 Nëntor 2017, 11:48| Përditesimi:

  • Share
Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ironizon Lulzim Basha duke e krahasuar atë me ish-trajnerin e kombëtares italiane, Gian Piero Ventura i cili nuk arriti të kualifikojë në "Rusi 2018" katër herë fituesit e Kupës së Botës.

Patozi shkruan se njësoj si Ventura që shkatërroi kombëtaren italiane, edhe Basha ka bërë të njëjtën gjë me PD-në. Por ndryshimi është se Venturën e shkarkuan, ndërsa për Bashën u duatrokit humbja. 

Postimi i Patozit

KUPTIMI I UNANIMITETIT NË SHQIP DHE ITALISHT

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por traineri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numuronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij. Dhe të gjitha këto i thonte në diten e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqiperi, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin. Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?