Ironia e fatit/ Po raportonte për rritjen e numrit të grabitjeve në zonë, papagalli i vjedh kufjet gazetarit! Reagimi i tij është fantastik (VIDEO)

5 Nëntor 2022, 09:41| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 09:45

  • Share

Një gazetar nga Kili ishte duke raportuar drejtpërdrejt kur një papagall u ul mbi shpatullën e tij dhe i vodhi kufjet.

Ironia ishte se Nicolas Krumm po fliste për rritjen e numrit të grabitjeve në zonë kur papagalli i mori kufjen.

Kameramani u përpoq të kapte zogun për të marrë kufjen, por ai u largua. Megjithatë, papagalli  “kuptoi” që kufja nuk i hynte në punë dhe e kishte hedhur në tokë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?