Politikë

Ironia e Dashnor Sulës: Fshatarët paguajnë taksë ndriçimi se përdorin dritën e hënës kur shkojnë te lopa

15 Nëntor 2021, 19:53| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 20:54

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria ka rritur borxhin publik me 87%. Sipas tij, vëmendja ndaj pensionistëve është zbehur, duke i lënë ata në harresë me një pension që nuk mbulojnë asnjë shpenzim. Sula ironizoi taksën e ndriçimit në fshat duke thënë se banorët e zonës duhet ta paguajnë atë sepse kur shkojnë te lopa përdorin ndriçimin e hënës.

“Borxhi sot ka arritur në masën 87%. Vetëm OSHEE ka 160 mln euro. Ju diskutoni për pensionistët. Të gjithë e dimë që të marrësh ilaçe, të kalosh javën muajin, të përballosh dritat, ujin, zjarrin, çfarë mund t’i dalë pensionistëve. Paguajnë taksa fermerët. Fshatarët paguajnë taksë gjelbërimi sepse Edi Rama meqë fshatari shikon me sy arën dhe lëndinën do paguajë taksë se i kënaqet syri.

Të paguash taksë ndriçimi në fshat kur shkon te lopa, do paguash taksë ndriçimi se ke hënën. I merrni taksë pastrimi. Taksë toke. Taksë ndërtese. Si t’i paguaj. Ku t’i gjejë. Mos i harroni ata njerëz atje. Edhe ata bukë hanë. Edhe ata kanë familje. Tani nuk kemi më punëtorë në fshat. Me vrap për të ikur në Selanik dhe Athinë. Më mirë të punojnë tokën e grekut. Kthejini sytë nga fshati”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?