Lënda narkotike e sekuestruar

Irlandë/ U gjet kokainë me vlerë rreth 1.15 milionë euro! Autoritet arrestojnë një të ri shqiptar

14 Nëntor 2022, 18:47| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 18:58

  • Share

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, me një vlerë rreth 1.12 milionë euro është sekuestruar në qytetin Drogheda, Irlandë. Policia ka arrestuar një shqiptar, rreth të 30-tave, i cili besohet se posedonte lëndën narkotike.

Mediat britanike shkruajnë se droga i përkiste një bande të Dublinit perëndimor, e cila kishte lidhje dhe në Drogheda. Lënda narkotike u zbulua nga oficerë të Njësisë së Divizionit të Drogës me bazë në stacionin lokal të Gardës.

Lënda narkotike u gjet në një makinë në zonën Tullyallen të Drogheda pak pas orës 13:00 të së shtunës. Burri rreth të 30-ave u arrestua në vendngjarje dhe u mor në pyetje në stacionin Drogheda. Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ku do të qëndroje për 7 ditë deri në pritje të vendimit të Gjykatës.

Autoritetet thanë se droga e sekuestruar do të dërgohet për analiza, ndërsa hetimet vazhdojnë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?