Foto ilustruese

Irlandë/ Etiketat e pijeve alkolike si cigaret: "Dëmton rëndë shëndetin", disa shtete kundër këtij ligji, pengesë për tregun e brendshëm

12 Janar 2023, 22:07| Përditesimi: 12 Janar 2023, 22:12

  • Share

Irlanda do të jetë në gjendje të miratojë një etiketë për verën, birrën dhe pijet alkoolike me paralajmërime të tilla si 'pirja e alkoolit shkakton sëmundje të mëlçisë' dhe 'alkooli dhe kanceri janë të lidhura drejtpërdrejt', i njëjti model njoftimesh që gjenden në paketat e cigareve.

Rregulli u njoftua në qershor dhe  periudha e moratoriumit ka skaduar në fund të dhjetorit 2022 dhe u konfirmua se autoritetet kombëtare mund ta miratojnë tani ligjin

Miratimi vjen pavarësisht mendimeve të kundërta të Italisë, Francës dhe Spanjës dhe gjashtë shteteve të tjera të BE-së, të cilat e konsiderojnë masën një pengesë për tregun e brendshëm. Italia ka qenë një ndër shtetet që kanë reaguar fuqishëm kundër këtij ligji.

Për Dublinin, konsumi i rëndë i alkoolit është një emergjencë kombëtare shëndetësore dhe justifikon etiketat që duhet të përmbajnë: një paralajmërim për dëmet e konsumit të alkoolit, një paralajmërim për lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me llojet e kancerave vdekjeprurës, sasinë e alkoolit në gram (në vend të përqindjes), kaloritë, një piktogram mbi rreziqet për shtatzëninë dhe një link me një faqe interneti për alkoolin dhe shëndetin, për çdo informacion të mundshëm që sjell pasoja në shëndetin e njeriut.

Këto etiketa miratohen nga OBSH dhe ajo rekomandon që edhe shtetet e tjera të miratojnë një ligj të tillë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?