Erjon Bani dhe Irena Gjoka

Irena Gjokës i mbaroi mandati, Erjon Bani zgjidhet zv.kryetar i GJKKO-së! Do ushtrojë edhe funksionet e kryetarit

25 Mars, 10:51| Përditesimi: 25 Mars, 10:54

  • Share

TIRANË- Irena Gjokës i ka mbaruar mandati si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë, GJKKO njofton se sot është kryer procesi zgjedhor dhe Erjon Bani është zgjedhur zv.kryetar i GJKKO-së. Nga 9 gjyqtarë që marrin pjesë në votim, Erjon Bani u zgjodh me 6 vota, ndërkohë që 3 votat e tjera shkuan për kandidatin tjetër në garë Erjon Çela.

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të GJKKO-së ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi. Bani do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të GJKKO, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. 

Mandati i zëvendëskryetarit të GJKKO është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Gjoka ishte zgjedhur në këtë detyrë më 24.03.2021.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?