Bota

Iranianët drejtohen drejt qendrave të votimit, zgjedhin sot presidentin

18 Qershor 2021, 10:07| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 10:11

  • Share

Qytetarët në Iran votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri, në një kohë që vendi është i përfshirë nga një krizë ekonomike. Krizë e cila është përkeqësuar ndjeshëm nga sanksionet amerikane, keq menaxhimi i shtetit dhe pandemia e koronavirusit.

Ebrahim Raisi, një klerik 60 vjeçar dhe tejet konservator pritet të zëvendësojë presidentin Hassan Rouhani, i cili ka shërbyer dy mandate.

Raisi ka një karrierë të gjatë si një nga gjykatësit iranianë në vitin 1988, i cili ka mbikëqyrur një seri gjyqesh të shpejta, në të cilat mijëra të burgosur politikë janë dënuar me vdekje dhe janë ekzekutuar. Kandidati për president është i akuzuar si nga organizatat e të drejtave të njeriut si fajtor për krime kundër njerëzimit.

Sfiduesi kryesor i Raisit dhe i vetmi i moderuar në garë është Abdolnaser Hemmati, I cila ka shërbyer si shef i Bankës Qendrore të Iranit përpara se të shkarkohej, për të kandiduar për president. Hemmati, 64 vjeç, teknokrat, ka fituar vëmendje në ditët e fundit, duke kritikuar kufizimet shtetërore, por mbështetja për të është tejet e vogël.

Dy sfidues të tjerë të Raisit nga vija e ashpër, ish-negociatori i çështjeve bërthamore, Saeed Jalili, dhe ligjvënësi Alireza Zakani janë tërhequr nga gara më 16 qershor dhe u kanë kërkuar mbështetësve të tyre të votojnë për Raisin.

Votimet mund të shënojnë pjesëmarrjen më të ulët të qytetarëve ndonjëherë.  Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa ka fajësuar “armiqtë” e vendit për dekurajimin e njerëzve për të marrë pjesë.  Khamenei ka akuzuar “mediat amerikane dhe britanike” dhe “mercenarët e tyre” për, siç ka thënë, “vrasjen e vetvetes, për të vënë në dyshim zgjedhjet dhe për të dobësuar pjesëmarrjen e qytetarëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?