Qytetarët shqiptar duke u kthyer në atdhe

Irani sulmoi Izraelin/ Shqipëria evakuon 15 persona, tre prej tyre nga Kosova! 13 turistë u larguan mbrëmë nga Jordania

15 Prill, 11:22| Përditesimi: 15 Prill, 17:57

  • Share

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani kreu sulm ndaj Izraelit natën mes 13 - 14 prillit,  do të kthehen mbrëmjen e së hënës, 15 prill. 

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Jashtëm Igli Hasani njofton se qytetarët shqiptarë që kishin shkuar në Lindjen e Mesme për arsye puna apo turistike janë shëndoshë e mirë dhe po vijon puna për kthimin e tyre në atdhe.

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro dhe sot në mbrëmje udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. 

Gjithashtu 13 turistë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania. 

'Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon. 

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës. 

Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës.

Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira.', shkruan ministri Hasani në Facebook.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/04/2024 02:08

    Shume mire qe interesoheni per qytetaret shqiptare qe te rikthehen ne atdhe,po per ata izraelite e izraelito-shqiptare qe linden,u rriten e qendruan ne Shqiperi pas LIIB e qe pas 90'zgjodhen te shkonin ne Izrael,jeni interesuar valle per fatin e tyre ne keto kohe te veshtira??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?