Bota

Irani, sfidat e Ebrahim Raisit ! Presidenti i ri, më pak i votuar dhe i kundërshtuar nga kundështarët politik

6 Gusht 2021, 14:18| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 14:59

  • Share

Më 5 gusht 2020, Ebrahim Raisi mori detyrën si president i ri i Iranit, i shoqëruar nga shumë polemika, pak shpresë për ndryshim dhe për më tepër me shumë diskutime në lidhje me veprimtarinë e tij si ish-prokuror.

Raisi, i cili arriti një fitore në zgjedhjet presidenciale të qershorit, që u shënuan me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në historinë e Iranit, u betua dje para shefit të drejtësisë Mohsen Eje’i në parlament.

Ditën e djeshme edhe Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit zhvilloi një konferencë, me fokus sfidat e implementimit të politikës së duhur ndaj Iranit, pas inaugurimit të Ebrahim Raisit.

Gjatë konferencës ata prezantuan edhe librin e Alireza Jafarzadeh, zëvendës drejtor i zyrës në Uashington të NCRI-së, Thirrja për Drejtësi; Argumenti për t’i Kërkuar Llogari Ebrahim Raisi-t për Krime Kundër Njerëzimit. Ky libër me gjashtë kapituj dhe 96 faqe, jep detaje mbi jetën e Ebrahim Raisi-t dhe ka një kapitull të tërë kushtuar masakrës së 1988-ës ndaj rreth 30,000 të burgosurve politikë, bashkëpunimit për librin, rolit të Raisi-t në vrasjet në masë, dhe në shtypjen e disidencës

Parlamenti i kontrolluar nga konservatorët në dy vitet e fundit kishte përplasje të shumta me qeverinë në largim të ish-presidentit Hassan Rouhani. Rouhani kohët e fundit hapi procedurë gjyqësore ndaj parlamentit për “krijimin e pengesave” në rrugën e tij për të hequr

Në fjalimin e tij pas betimit, Raisi tha se sanksionet e vendosura ndaj Iranit “duhet të hiqen”, ndërsa përshëndeti “çdo iniciativë diplomatike” për këtë qëllim, duke aluduar në një dritë jeshile për negociatat e vazhdueshme midis Iranit dhe Perëndimit për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Pasardhësi i Rouhani-t tha më tej se “vullneti i njerëzve” kërkon “vendosjen e drejtësisë, përparimit dhe lirisë në vend”, si dhe “përmirësimin e jetesës së tyre”, duke pranuar “vështirësitë” me të cilat përballen njerëzit.

Ai tha se kabineti i ministrave do t’i paraqitet parlamentit për votëbesim në ditët në vijim.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?