Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Salami

Irani reagon pas deklaratave të Biden: Do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo sulmi

31 Janar, 13:45
  • Share

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeed Iravani, ka paralajmëruar se Teherani do të hakmerret ndaj çdo sulmi në territorin iranian, interesave iraniane ose qytetarëve të Republikës Islamike jashtë vendit.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, i cili tha se ka marrë vendimet për t’u hakmarrë ndaj sulmit me dron, të cilin Uashingtoni ia atribuoi grupeve të armatosura irakiane “të mbështetura nga Irani”.

Si pasojë e sulmit, mbetën të vrarë 3 amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Anëtarë dhe oficerë të Gardës Revolucionare, një organ elitar i ushtrisë iraniane, janë vrarë së fundmi në sulmet ajrore izraelite në Siri, pesë më 20 janar dhe dy të tjerë më 25 dhjetor, raporton Reuters.

Një ditë më parë të hënën, një sulm i ri izraelit shënjestroi një “qendër këshillimore ushtarake irakiane” në Siri, duke vrarë dy persona. Ambasadori iranian në Damask mohoi se objektivi i bastisjes ishte një objekt iranian dhe siguroi se viktimat nuk ishin iranianë.

Nga ana e tij, Irani nisi sulmet me raketa në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut më 15 dhjetor, duke synuar në mënyrë specifike atë që e përshkroi si “selinë” e Mossad, agjencisë spiune të Izraelit.

Sipas autoriteteve lokale, në këto sulme janë vrarë katër civilë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?