Foto nga protesta

Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara

8 Prill 2023, 14:32| Përditesimi: 8 Prill 2023, 14:38

  • Share

Në një përpjekje të mëtejshme për të frenuar numrin në rritje të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, autoritetet iraniane po instalojnë kamera në vende publike dhe në rrugë për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara.

Pasi të jenë identifikuar, shkelësit do të marrin mesazhe paralajmëruese ku do të njihen me pasojat tha policia në një deklaratë.Masa ka për qëllim parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit, duke shtuar se një rezistencë e tillë dëmton imazhin shpirtëror të vendit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr qafe mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare në qelitë e paraburgimit shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte shkelur rregullin e hixhabit.

Forcat e sigurisë shtypën me dhunë revoltën e ndezur nga gratë të cilat protestuan për Mahsan e vrarë.Megjithatë, duke rrezikuar arrestimin për kundërshtimin e kodit të detyrueshëm të veshjes, gratë ende shihen gjerësisht të zbuluara në qendrat tregtare, restorantet, dyqanet dhe rrugët anembanë vendit.

Por policia me deklaratën e së shtunës u bëri thirrje pronarëve të bizneseve që të monitorojnë seriozisht respektimin e normave shoqërore me inspektimet e tyre të zellshme.

Sipas ligjit të sheriatit islamik të Iranit, i imponuar pas revolucionit të vitit 1979, gratë janë të detyruara të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata e të gjera për të maskuar figurat e tyre. Shkelësit janë përballur me qortime publike, gjoba apo arrestime.

Duke e përshkruar mbulesën si një nga themelet civilizuese të kombit iranian dhe një nga parimet praktike të Republikës Islamike, një deklaratë e Ministrisë së Brendshme tha se nuk do të kishte tërheqje për këtë çështje.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?