Irani ekzekuton ish zv.ministrin e Mbrojtjes britaniko-iranian! U dënua me vdekje pasi u akuzua si spiun! Sunak: I tmerruar

14 Janar 2023, 08:09| Përditesimi: 14 Janar 2023, 14:18

  • Share

IRAN - Alireza Akbari, ish zv.ministri i Mbrojtes është ekzekutuar pasi u dënua me vdekje me akuzën e spiunimit për Britaninë. Dënimi me vdekje i Akbarit me shtetësi britaniko-iraniane u shpall vetëm pak ditë më parë, më 11 janar, pasi ai u dënua për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar.

Kur u dha vendimi u tha se ishte spiun ‘kyç’ për qeverinë britanike. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Akbari u zbulua nga inteligjenca iraniane. Po ashtu përshkruhet si “një nga inflitruesit më të rëndësishëm të qendrave strategjike të vendit”.

Akbari ka shërbyer më parë si zëvendësministër i mbrojtjes i Iranit dhe ishte kreu i Institutit të Kërkimeve Strategjike, si dhe një anëtar i organizatës ushtarake që zbatoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës Iran-Irak, sipas gazetës iraniane pro-reformës Shargh Daily.

Ndaj vrasjes së tij ka reaguar dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili tha se është i tmerruar nga ngjarja dhe e ka cilësuar ekzekutimin si "të pashpirt dhe frikacak" nga një regjim barbar.

Akbari u arrestua në vitin 2019 dhe shërbeu nën presidentin iranian Mohammad Khatami, një reformist që ishte në detyrë nga 1997 deri në 2005.

Ora 12:11
Irani ekzekutoi ish zv. ministrin e Mbrojtjes britaniko-iranian, reagon Sunak: Jam i tmerruar! Akt i pashpirt dhe frikacak

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka dënuar dhe e ka cilësuar si "të pashpirt dhe frikacak" ekzekutimin në Iran të Alireza Akbarit, shtetasit britaniko-iranian. Akbari, i cili dikur shërbente në ministrinë e Mbrojtjes të Iranit, ishte akuzuar për spiunazh, një akuzë që ai e mohoi. Agjencia iraniane e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin e vendit, tha se ai ishte varur.

Sunak, duke shkruar në Twitter të shtunën në mëngjes tha:

“Jam i tmerruar nga ekzekutimi i shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari në Iran.Ky ishte një akt i pashpirt dhe frikacak, i kryer nga një regjim barbar pa respektuar të drejtat e njeriut të popullit të vet. Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjen e Alirezës.", shkruan Sunak.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?