Flamuri iranian në ambasadën e Iranit në Gjermani

Irani dënoi me vdekje një gjerman të akuzuar për terrorizëm! Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

22 Shkurt 2023, 13:18| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 13:21

  • Share

Gjermania njoftoi të mërkurën se ka dëbuar dy diplomatë iranianë në përgjigje të dënimit me vdekje të një shtetasi gjerman nga Irani.

Masa erdhi një ditë pasi autoritetet iraniane njoftuan dënimin për Jamshid Sharmahd, i cili u dënua për akuzat për terrorizëm.

Irani akuzoi Sharmahd, një iranian-gjerman me banim në SHBA, se drejtonte krahun e armatosur të një grupi promonarkist. Familja e tij tha se ai ishte thjesht një zëdhënës i grupit opozitar dhe se inteligjenca iraniane e rrëmbeu atë.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit të revokojë dënimin me vdekje të Jamshid Sharmahd dhe t'i sigurojë atij një proces të drejtë apelimi bazuar në sundimin e ligjit," tha në një deklaratë të mërkurën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Baerbock tha se ajo thirri diplomatët iranianë dhe shtoi se Gjermania nuk pranon një shkelje kaq masive të të drejtave të një qytetari gjerman.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?