irani

Irani pretendon se ka shkatërruar "celulat terroriste" që drejtoheshin nga MEK në Shqipëri

6 Dhjetor 2022, 13:04| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 13:16

  • Share

Inteligjenca iraniane thotë se ka çmontuar disa “celula terroriste” të grupit të muxhahedinëve që operonin brenda territorit iranian dhe thonë se drejtohej nga baza që ndodhej në Shqipëri. 

“Qelizat operative të diversantëve të lidhura me MKO janë shkatërruar në provincat e Teheranit, Isfahanit dhe Kurdistanit, tha Ministria Iraniane e Inteligjencës.

Nga pretendimet iraniane thuhet se këto “celula” ishin përfshirë “në aktivitete terroriste dhe disa sulme në qendrat administrative, ushtarake, policore dhe rezidenciale të Iranit, duke shkaktuar dëme dhe duke nxitur terror dhe pasiguri.  Ministria iraniane e Inteligjencës tha se të gjitha këto aktivitete terroriste drejtoheshin drejtpërdrejt nga baza evropiane e grupit terrorist MKO që ndodhet në Shqipëri.

Më tej në deklaratë thuhet se armët dhe pajisjet e përdorura nga të arrestuarit në operacionet terroriste janë konfiskuar, përfshirë mortaja, granata, materiale dhe pajisje granatash të improvizuara, pistoleta dhe kokteje molotovi.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?