Irak-ISIS, kapet Abdul Nasser Qardash, trashëgimtari i al Bagdadi-t

21 Maj 2020, 08:32| Përditesimi: 21 Maj 2020, 08:35

  • Share

Inteligjenca irakene ka njoftuar kapjen e Abdul Nasser Qardash, i cili ishte kandidat për të pasuar Abu Bakr al Bagadi për udhëheqjen e ISIS pas vdekjes së tij nga amerikanët tetorin e kaluar në Siri.

Lajmi u dha nga Al Arabiya në internet, duke cituar shërbimet irakiane dhe mediat lokale.

Sipas raportimeve të  Al Arabiya, arrestimi erdhi "pas një hetimi të kujdesshëm të shërbimeve", thuhet në deklaratën e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Irakiene.

"Qardash - raportojnë shërbimet irakiane - ka mbajtur pozicione drejtuese në organizatën ISIS që nga koha e Al-Zarqawi, deri sa arriti rolin e kryetarit të komitetit të deleguar nën kalifatin al Bagadi, dhe drejtoi betejat në Baghuz".

Sidoqoftë, roli i tij aktual në organizatën terroriste nuk është i qartë.

Kreu i shpallur në krye të ISIS është Amir Mohamed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi i cili ka disa pseudonime duke përfshirë Haj Abdullah, Abu Abdullah al-Kurashi dhe Abdullah Qardash por jo Abdul Nasser Qardash.

Aksioni I fundit që çoi në kapjen dhe arrestimin e al Qardash vjen një muaj pasi Mustafa al Kadhimi, ish-kreu i inteligjencës irakene, u bë kryeministri i Irakut

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?