iPhone SE 3, zbulohet koha e lançimit dhe gjithçka që duhet të dini rreth tij

12 Mars 2022, 04:50| Përditesimi: 12 Mars 2022, 04:55

  • Share

iPhone i ri nga gjigandi "Apple" më në fund është gati. iPhone SE është smartfoni më i ri dhe më i lirë i lançuar nga "Apple". Një version i gjeneratës së parë i lançuar në vitin 2016, i ndjekur nga një përmirësim i gjeneratës së dytë në 2020. Tani Apple ka lançuar një iPhone SE të gjeneratës së tretë me disa përmirësime të zgjuara.

Si fillim, ai tani mbështet internet super të shpejtë 5G, nëse keni një SIM 5G dhe ka mbulim rrjeti 5G në zonën tuaj. Po ashtu është përmirësuar gjithashtu me çipin efuqishëm A15 Bionic të Apple. Është i njëjti procesor si ai i iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro MAX. iPhone SE kushton 429 dollarë në SHBA dhe 419 £ në MB.

Data e lëshimit në treg të iPhone SE 3:

Data zyrtare e lançimit të iPhone SE 3 është e premtja, 18 mars.


 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?