Investimi në Pediatrinë në spitalin e Beratit, Rama: Ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi! Mjeku: Ka ndryshuar shumë nga ana funksionale

17 Dhjetor 2020, 07:58| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 08:43

  • Share

Investimi dhe rikonstruktimi i repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ishte fokusi i kryeministrit Rama mëngjesin e sotëm.

Përmes një video në Facebook, ai ka prezantuar disa prej sallave të rikonstruktuara në këtë repart. Ai thotë se Pediatria ka 'rilindur' pas vitesh të tëra degradimi.

Gjithashtu, shefi i shërbimit të Pediatrisë, mjeku Vladimir Kumaraku thotë se në këtë repart janë shtuar shumë ambjente ndërsa ato të vjetrat janë rikonstruktuar.

Ai thotë se tashmë, Pediatria është kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mund të përballojë fluksin e pacientëve duke i ofruar atyre kushte më të mira.

"Sapo vjen prezantohesh me shërbimin e pediatrisë. Ky shërbim është i rikonstruktuar, thuajse e gjithë kjo hapësirë ka qenë e mbyllur dhe ka pasur 2 dhoma gjithsej. Tani është bërë i plotë, kemi recepsionin ku paraqiten të sëmurët. Nuk kemi pasur dhomë vizitash ndërsa tani e kemi bërë. Kemi dhomën e konsultave të mjekut pediatër. Nëse do të keni qenë në spitalin e vjetër do shihnit si ka ndryshuar edhe nga ana funksionale. Kjo hapësirë është bërë nga e para, e përshtatshme për shërbimin e urgjencës për fëmijët 1 ditore. Këtu është volumi kryesor i punës. Urgjenca është e pajisur me oksigjenin, fëmija po të ketë probleme e merr ndihmën në urgjencë. Të sëmurët rëndë shtrohen në repartin e terapisë intensive. Kemi dhomat e shtrimit me shtretër të rinj" - tha mjeku.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta Rasss Lala: 17/12/2020 09:36

    Faktetet jan kokfort shikoni si i ka shëndruar EdibRama spitalet. I mbani mënd spitalet në ç'gjëndje ishin në kohën e kriminelit bastard qenef qenit të zgjebosur salmutit ? Krahasimin bëjeni vet o Shqiptar nuk do shum intelekt për të bër krahasimin ndërmjet salmutit me prejardhje prej komplet familja analfabete. E Edi Rama djal tirane me 5 gjuh të huaja sportist, artist, piktor, profesor. E vjen nga familje e lart intelektuale e jëma sdudjuar në warshav i jati skluptor i vllai intelektual e i gjith fisi i tij intelektual jo bari dhish si familja e salmut bershurrës krahasimin bëjeni vet mes kti bastardi salmut e Edi Gjigand Ramës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?