Taulant Balla gjatë inspektimit të punimeve

Investimi 3.5 miliardë në Elbasan/ Balla, në krah të kryeabashkiakut Llatja: Përfitojnë 15 mijë banorë

15 Nëntor 2020, 11:13| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 11:16

  • Share

Një investim 3.5 miliard lekë i financuar nga Qeveria shqiptare do t'i vijë në ndihmë më shumë se 15 mijë banorëve në Labinot Mal në Elbasan.

Puna për rikonstruksionin e rrugës Elbasan-Labinot Mal, 16 km, ka nisur dhe të pranishëm për inspektim kanë qenë edhe kryetari  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.

Balla u shpreh se kjo rrugë u shërben disa mijëra banorëve të kësaj zone, një nga njësitë më të mëdha administrative të Elbasanit.

"Qëllimi ynë është ta rivitalizojmë këtë zonë, t’i japim zhvillimin e nevojshëm edhe përsa i përket agroturizmit”, vijoi ai.

Për kryebashkiakun Llatja, ky është një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare që u vjen në ndihmë më shumë se 15 mijë banorëve.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 15/11/2020 14:47

    O kokrra e mashtruesit po ku ka ngelur njeri me andej.15 mije njerez thote.Me 2011 e gjithe komuna Labinot Mal kishte 5100 banore Ne keto 10 vjet kane ngelur ose jo 4000 banore se kane zbrit ne qytet ne Elb ose Tir Hajde mashtrues hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?