Investimet tek “Dajti” dhe
qiratë, miliarda të shpërdoruara

23 Tetor 2014, 07:20| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Janë shumë të larta shifrat e shpërdorimeve nga kupola e BSH, që ka shfrytëzuar pavarësinë e njohur me ligj të vendimmarrjes për të shkelur gjithë normat në fuqi për prokurimet publike në investimet.

Sipas KLSH, në procedurat e tenderimit në fushën e ndërtimit, u konstatuan mungesa të preventivave të paraqitura në dosjen e prokurimit, analizat e zërave e punimeve të çmimeve dhe analizat teknike të tyre, në dosjet e objekteve “Hartimi i projektit të zhvillimit të ambientit dhe trotuarit përreth ndërtesës së Bankës së Shqipërisë” si dhe “Mirëmbajtje dhe riparime të ndryshme në ndërtesat e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë njëvjeçare”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?