‘Investimet strategjike’, Meta: Grabitje me ligj e pronave të qytetarëve! U miratua në interes të personave të lidhur me Ramën

7 Mars, 15:50| Përditesimi: 7 Mars, 17:46

  • Share

Miratimin e ligjit për investimet strategjike sot në Kuvend, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e cilësoi në shkelje me anë të së cilës sipas tij legjitimohet grabitja e pasurive dhe e pronave të vendit.

Kreu i PL akuzoi qeverinë duke u shprehur se çdo ndryshim po e bën në interes të investitorëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Sa i takon ligjit, është e qartë që cdo ndryshim bëhet në interes të investitorëve të zgjedhur dhe të lidhur me kryeministrin, Janë investime që nuk synojnë zhvillime e vendit, por grabitjen e pasurive të vendit për të pasuruar një klikë të caktuar”- tha Meta.

Lidhur me vijimin e kaosit të Rithemelimit në Kuvend, Meta tha se mazhoranca duhet të reflektojë përndryshe aksioni i dhunshëm i opozitës duhet të vazhdojë edhe më tej.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?