Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Dritan Leli

Politikë

Investimet në Vlorë, Rama në qendër, Leli në periferi, ndajnë rrugët që inspektojë! Shmangin kontaktin mes tyre

26 Qershor 2021, 18:05| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 18:24

  • Share

Krisja mes Edi Ramës dhe Dritan Lelit po reflektohet edhe në inspektimin e punimeve në qytetin e Vlorës. Ndërsa kryeministri Edi Rama paraditen e sotme inspektoi punimet në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë i shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka zgjedhur të inspektojë punimet në rrugën e Drashovicës në periferi, kjo edhe për të shmangur njëri-tjetrin.

“Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani. Skarifikimi i shtresës së asfaltit, riparimi, riasfaltimi dhe vijëzimi janë hapat që do të ndiqen në ditët në vazhdim. Do të punojmë çdo ditë, deri në fund të projektit për riasfaltimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit”, shkruan Dritan Leli.

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës, ku ka shmangur edhe daljet me Lelin. Rama pritet të qëndrojë në Vlorë deri të dielën, ku sipas burimeve për Report Tv ai do të zhvillojë një mbledhje të PS në teatrin ‘Petro Marko’, teatri simbol i përplasjeve mes Dritan Lelit dhe Këshillit bashkiak të Vlorës. Këshilli kërkon të organizojnë mbledhje fizike në teatër, ndërsa Leli refuzon me arsyetimin se nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • so fair, so good: 27/06/2021 09:45

    Cila Kushtetute i jep te drejte ketij njeriu te neperkembe Pushtetin Vendor, te zgjedhur per dy here radhazi nga vota e Polullit? Per sa kohe nuk ben transparanece, e nuk e jep as ai, e nuk japin as te tjeret shpjegime se cfare, perse e si ka ndodhur, kjo situate eshte ilustrim i asaj qe quhet M A F I A . MARKETINGU I PUSHTETIT: – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Minstrit per akordimin e fondit per studimin e fizibilitetit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per miratimin e studimit te fizibilitetit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per akordimin e fondeve per nisjen e gares per realizimin e nje projekti (te pjesshem zakonisht = pa kanalizime, pa ujrat e bardha, pa ujrat e zeza, pa elektricitet, pa telefoni e internet, … …., – objekt per studime, prishje-ndreqje, akordim fondesh te reja, e evente-ngjarje te tjera …), – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per shpalljen e tenderit per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per shpalljen e fituesit te gares per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inagurimin e fillimit te punimeve per realizimin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e pare te ecurise se punimeve per realizmin e projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e dyte ….. , – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inspektimin e trete ….. , – ….. deri te i teti e ndoshta te i dymbedhjeti me legjislaturen e re ….. , – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per inagurimin e perfundimit te punimeve, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per falenderimin dhe shprehjen e mirenjohjes per Kompanine Fituese/Realizuese te projektit, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per falenderim dhe shprehjen e mirenjohjes Misionit te Be-se, Ambasades X e Y per mbeshtetjen e pakufishme per aprovimin dhe realizimin e ketij projekti madhor = nje rruge lagjeje, – Event-ngjarje me pjesemarrjen e Kryeministrit/Ministrit per KORRIGJIMIN e projektit fillestar dhe punimeve te ndjekura e realizuara, event pas eventi, sepse jane pa kanalizime, pa ujrat e bardha, pa ujrat e zeza, pa elektricitet, pa telefoni e internet, … …., – …, – …, – …, Thelbi: – kemi nje FUSHATE PERMANENTE = TE GJITHEHERSHME ELEKTORALE, – kemi sajdisjen bizantino-politeske te perfaqesuesve te faktorit nderkombetar (ata qe behen pjese…!), – kemi shfaqjen permanente = te gjithehershme te ’rrjedholucionit ’ KULTUROR ”nga fitorja ne fitorje”, – kemi qe degjojme e percojme mediatikisht fjalime me synime per te qene te shkurtra e nuk dime perse na dalin faktikisht me te gjatat nga ato te organizatoreve e financuesve te event-ngjarjeve, por edhe koherave, vendeve e personazheve me te sukseshem ne administrim e politike publike ne vendet rreth e rreth nesh, pa shkuar me larg…. ?! – kemi qe do duhej bere transparente dhe vene ne peshore kostoja e projektit te realizuar e paguar nga fondet publike e/o donatore=dhuruese dhe kostot per marketingun politik, duke filluar nga koha e punes e Kryeministrit/Ministrit dhe gjithe shpures shoqeruese, e makinave e karburanteve, e njerezeve qe ne vend te bejne ndonje pune e/o japin ndonje llogari behen pjese e dekorit mediatik te ceremonive te shkruara e pak te realizuara vertete, – N.Q.S. DO TE PROVONIM, TE PAKTEN, TE PERGJYSMONIM KOSTOT REALE TE KESAJ FUSHATE ELEKTORALE PERMANENTE=TE PERHERSHME, SA RRUGE, KANALIZIME TE UJRAVE TE BARDHA E TE ZEZA, ELEKTIRICITET, TELEFONI, …, …, ETJ. ETJ. DO TE ISHIN, JO SOT, POR PREJ SHUME E SHUME KOHESH TE BERA E ME STANDARTE VERTETE EURO-ATLANTIKE?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?