Investimet në Vlorë dhe Zvërnec tërheqin turistët e huaj: Shqipëria është një parajsë (VIDEO)

3 Prill 2019, 14:38| Përditesimi: 3 Prill 2019, 14:47

  • Share

Qyteti i Vlorës është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas por dhe të huaj. Të shumtë janë turistet nga vendet fqinje të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë në Vlorë, por edhe të shëtisin në pikat turistike pranë tij.

Një ndër pikat turistike më të vizituara është edhe ishulli i Zvërnecit i cili pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës kanë bërë që mjaft turistë të zgjedhin të kalojnjë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës.

“Është  hera e parë në Manastirin e Zvërnecit,  ndërsa në Vlorë kemi qenë edhe më parë, është një mrekulli, një bukuri e veçantë. Vlora ka ndryshuar shumë  kohët e fundit, ka ardhur duke u përmirësuar”, shprehet një vizitor italian.

“Shqipëria është një parajsë. Njerëzit janë të mrekullueshëm. Më ka bërë përshtypje infrastruktura dhe natyra. Shpresoj se shqiptarët e kuptojnë sesa gjëra të veçanta kanë”, thotë një turiste italiane.

Vetëm gjatë muajit të fundit më shumë se 500 turistë kanë zbarkuar në portin e Vlorës me kroçërën "La belle de Ladriatique" dhe jo vetëm.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Narqot: 03/04/2019 19:36

    Te benin ate rrugen qe shkon deri nga plazhi di ishte idealja.ky myqyryfi Leli nuk ka per ta bere kurre.po e beri i gjati

    Përgjigju
  • redi: 03/04/2019 18:19

    Ed Rames per Rilindjen urbane dge Rurale qe i ndryshoi faqen Shqiperise, nga veriu ne jug i heq kapelen . E meriton 100%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?