Kronikë

Investimet në ujësjellësin dhe rrjetin energjetik, Rama nga Shkodra: Hera e fundit që furnizimi me ujë është temë elektorale! 70 mijë banorët e Berdicës kanë energji pa ndërprerje

31 Mars 2021, 12:20| Përditesimi: 31 Mars 2021, 12:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në inspektimin e ujësjellësit të ri në Vaun e Dejës, ku është investuar linja e re me 22.6 km rrjet shpërndarës që do të garantojë ujë 24 orë në ditë. Gjatë inspektimit, Ram atha se kjo do të jetë hera e fundit që uji është temë e fushatës elektorale. Rama tha se Vau i Dejës, pas 50 vitesh me 2 orë ujë në ditë ose hiç fare gjatë verës, tashmë ka një ujësjellës të ri dhe se brenda 2022 përfundojnë të gjitha projektet e investimeve për 24 orë ujë në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë.

"Jemi në gjendje të themi se në qendrat urbane të vendit do kemi 24 orë ujë në qendrat urbane të Shqipërisë. Uji është herë e fundit që është temë fushate elektorale. Këtu në këto zona nuk ka pasur 24 orë ujë as në kohën e komunizmit”, tha Rama.

Kryeministri inspektoi edhe investimet e OSHEE në Bërdicë të Shkodrës, ku përmirësimi i rrjetit dhe shërbimit me energji elektrike prekin 70 mijë banorë të zonës.

Rama tha se ky është një nga rrjetet më të amortizuara të vitit 1970 me tela që ofronin cilësi e furnizim të dobët dhe se në 6 vitet e fundit është përmirësuar shërbimi duke ofruar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?