Investimet italiane në vend, Gaçi
takim me "Telekom Italia Sparkle"

2 Tetor 2014, 17:01| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Kryetari i Grupit të Deputetëve për mbështetjen e investimeve italiane në Shqipëri, Artan Gaçi zhvilloi një takim në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me drejtues të kompanisë “Telekom Italia Sparkle”.

Qëllimi i vizitës së drejtuesve të kompanisë italiane ishte njohja me potencialet e vendit tonë me qëllim investimin në fushën e teknologjisë, IT etj.
 
Gjatë takimit deputeti Gaçi i njohu drejtuesit e kompanisë italiane me përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, lehtësimin e investitorëve nga taksat dhe procedurat burokratike.

Gjithashtu Gaçi duke folur konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimit në vendin tonë të kapitalit italian nënvizoi faktin se Qeveria dhe Grupi i deputetëve që ai kryeson po bëjnë një punë të madhe sa i përket ndryshimit të imazhit të Shqipërisë në shtetin fqinj, imazh që sipas deputetit Gaçi po ndryshon nga dita në ditë.

“6 muajt e parë kanë qenë puna përgatitore për të nxitur, për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë që nuk e kemi pasur shumë të mirë në Itali. Kemi arritur ta ndryshojmë imazhin në nivelet më të larta, kemi arritur të bashkëpunojmë me partnerë nga më të rëndësishmit në Itali,  dhe pas muajve të verës, nga Shtatori, do shikoni përditë e më tepër fakte konkrete të investitorëve strategjikë që do të zgjedhin Shqipërinë për të investuar kapitalet e tyre.” tha Gaçi

artan gaçi
(Në foto: Artan Gaçi pas takimit me "Telekom Italia Sparkle")

Në emër të delegacionit të kompanisë “Telekom Italia Sparkle” Elisabetta Ripa falenderoi zotin Gaçi për mikpritjen ndërsa tha se sipërmarrjet italiane, muajt e fundit, kanë shfaqur interes në rritje për investimin e kapitalit të tyre në Shqipëri. Ripa gjatë takimit gjithashtu vlerësoi klimën e favorshme të biznesit në vendin tonë  

“Klima e biznesit në Shqipëri perceptohet në një kontekst me rritje shumë të fortë, shumë dinamike dhe shumë e re, dhe me një plan të qartë zhvillimi. Kjo është sigurisht një garanci për ne për të vlerësuar investime të mundshme dhe për të pasur të qartë vlerësimin e iniciativave që do të marrim. Ndaj investimet italiane janë konkrete në Shqipëri dhe ky është një fakt i dukshëm.” tha Ripa

Ky takim u zhvillua në kuadër të nismave për prezantimin e Shqipërisë dhe mundësive reale që ajo ofron për investitorët vendas dhe të huaj. Javën e kaluar ishte kryeministri Edi Rama i cili zhvilloi një vizitë dy ditore në itali, ku gjatë takimit me 200 sipërmarrës italianë, prezantoi potencialet dhe avantazhet e investimeve në Shqipëri.

artan gaçi
(Në foto: Artan Gaçi pas takimit me "Telekom Italia Sparkle")

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?