Kronikë

Investime në Kukës, ndryshon pamja e tre lagjeve në qytet

2 Gusht 2021, 18:40| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 19:01

  • Share

Ka filluar rikualifikimi urban i tre lagjeve në Kukës, një projekt ky i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia me vlerë rreth 400 milionë lekë.

"Sot kanë vazhduar punimet e asfaltimit dhe brenda kësaj jave pritet të përfundojë asfaltimi në lagjet nr 4 dhe 5.  Ne me këtë rast gjemë momentin t'u kërkojmë qytetarëve që të na mirëkuptojnë pasi kemi patur dhe problematika në lidhje me automjetet që parkojnë nëpër qendrat e banimit nga ana e qytetarëve. Gjatë kësaj jave do të vazhdoje edhe vendosja e ndriçuesve të bllokut të lagjes 4 dhe 5. pjesa e këtij blloku, bashkë me ndriçim brenda 10 ditëve besoj se do të përfundojnë punimet", tha Drejtori i Urbanizmit, Andrit Shehu.

Ai shtoi se të gjitha trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të cilat janë dëmtuar si rrjedhoje e punimeve nëntokësore do të sistemohen.

"Si rezultat i punimeve  të infrastrukturës nëntokësore është bërë shtrimi i të gjithë rrjetit elektrik të qytetit në këto blloqe është bërë i ri. Këto segmente të trotuareve pjesërisht do të bëhen të reja dhe pjesërisht do të riparohen, por gjithçka do t'i rikthehet normalitetit në ditët në vazhdimësi, pasi edhe punimet për instalimin e këtyre rrjeteve kanë përfunduar në këtë segment . Kështu që shumë shpejt pritet të përfundojë procesi i rehabilitimit të këtyre trotuareve", u shpreh Shehu. 

Ky projekt  që pritet të përfundojnë në dhjetor synon të sistemojë tërësisht këto tre lagje me infrastrukturë nëntokësore, trotuare,ndriçim, asfaltim lulishte si dhe lyerja e fasadave për 37 pallate.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?