Investigimi në Kolumbi/ Si ra në grackë 'Bullafiqi', shqiptari në kërkim për trafik droge i çoi foto agjentit të infiltruar si grua! Kishte lidhje dhe në Shqipëri

30 Gusht 2023, 11:05| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 14:29

  • Share

Për më shumë se 10 vjet shërbimet e inteligjencës nga të paktën katër shtete kanë qenë në kërkim të "El Gordos" drejtuesit të një organizate shqiptare të dedikuar për rishitjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës.

Një investigim i të përditshmes kolumbiane "El Tiempo" zbulon sesi hetuesit e Europol dhe Interpol ranë në gjurmët e Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo” që nga spanjishtja përkthehet “Bullafiqi’

Ai shte vendosur në vitin 2021 në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje dhe jetonte në një lagje të njohur të Santa Marta dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar. Ishin një seri fotosh që ua dërgonte online vajzave ë cilat ndihmuan për të zbuluar vendndodhjen e personit më të kërkuar në Francë për trafik droge dhe pastrim parash.

'Niko' kishte lidhje me organizata të trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e drogës bëhet i ditur nga investigimi i publikuar nga El Tempo.

Agjenti i infiltruar si grua
Agjentët francezë arrinin ta zbulonin bosin shqiptar përmes pikës së dobët që ai kishte: gratë.

“Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua. Një agjent sekret u hoq si grua online dhe fitoi besimin e “Nikos” tha një burim për këtë gazetë.

Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga rezidenca e tij një apartament modest në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizonte festa me vajza.

“Ai i tha vajzës (agjentit sekret) se jetonte në Bogota dhe shkonte në bregdet vetëm për një shëtitje”, tha një burim gjyqësor.

Më pas nisi të dërgonte foto të udhëtimeve dhe pasurive agjentit të infiltruar që hiqej si vajzë.

Në një nga ato imazhe dërgoi dhe vendndodhjen gjeografike. Në këtë moment nisi dhe operacioni për arrestimin e tij.

El Tiempo publikon dhe foto ku “bullafiqi” pozon para makinave luksoze, në ferma në Evropë dhe madje edhe në një lokal në Santa Marta ndërsa fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes. 

“Ne dinim vetëm se ai ishte në Kolumbi, sepse kishte hyrë përmes Bogotas, por nuk figuronte në të dhëna. Franca këmbënguli që ‘Niko’ ishte në Kolumbi” deklaruan hetuesit shkruan gazeta.

El Nino u arrestua më 26 gusht dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 180 shtete.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?