Investigimi i ‘Telegraph’: Si kontrabandistët shqiptare shesin mbi 12 mijë paund pasaporta false britanike në ‘Instagram’

3 Shtator 2023, 19:32| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:42

  • Share

Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Nga një investigim i kryer nga ‘The Telegraph’, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantë të paligjshëm ose kriminelë, për persona që dëshirojnë të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrik, duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht në pikat kufitare. Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë.

Reklamimi i pasaportave false bëhet nëpërmjet postimeve ‘story’ në Instagram. Gjatë investigimit të një gazetarje e cila dërgoi një mesazh në llogarinë e Instagramit ku reklamoheshin pasaportat, asaj iu tha se kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, thanë ata.

Gazetari pyeti: "Çfarë lloj pasaportash do të përdorni për ne?"

Ata u përgjigjën: “Varet se si dukesh. Varet nga fytyra juaj dhe kujt i ngjani. Por ky nuk është problem. Mund të përdorim pasaporta greke, rumune apo çeke.”

Një zëdhënës i kompanisë “Meta”, e cila zotëron Instagramin, tha: “Kontrabanda e njerëzve është e paligjshme dhe kur gjejmë përmbajtje që koordinon këtë aktivitet, e heqim atë nga platformat tona, siç kemi bërë edhe në këtë rast.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?