Bota

Investigimi i BBC: Ushtria britanike vrau mbi 50 të burgosur dhe burra të paarmatosur në Afganistan"

12 Korrik 2022, 17:21| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 17:25

  • Share

Një investigim i BBC ka zbuluar se operativët e shërbimit Special ajror britanik kanë vrarë në mënyrë të paligjshme 54 persona të paarmatosur gjatë misionit në Afganistan. Vrasjet e dyshuara besohet se kanë ndodhur në harkun kohor të 6 muajve mes 2010-2011. 

Operativët e Shërbimit Special Ajror Britanik, gjatë misionit në Afganistan kanë vrarë burra të paarmatosur në rrethana të dyshimta. Përfundimi ka dalë gjatë një investigimi të BBC e ku ka rezultuar se në raportet ushtarake rezulton se kjo njësi mund të ketë vrarë në mënyrë të paligjshme 54 persona në harkon kohor të 6 muajve. Sipas BBC ka prova se ish-kreu i forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar Sir Mark Carleton-Smith nuk arriti të provonte të kundërtën gjatë hetimit për vrasje. Ai ishte informuar për vrasjet e paligjshme, por provat nuk ia kaloi policisë ushtarake Mbretërore, çka solli më pas edhe nisjen e hetimit për krimet e kryera nga SAS. 

Në materialin e analizuar nga BBC, qindra faqe të llogarive operacionale të SAS, ku përfshiheshin të dhëna për një duzinë bastisjesh të kryera nga një skuadrilje e SAS në Helmand në periudhën mes 2010-2011 e ku thuhej ‘vritini ose kapini’. Ata që shërbyen me skuadrën e SAS në atë dislokim i thanë BBC-së se ishin dëshmitarë sesi operativët vrisnin njerëz të paarmatosur gjatë bastisjeve të natës. Disa njerëz që shërbenin me forcat speciale thanë se skuadriljet e SAS po konkurronin me njëri-tjetrin për të marrë sa më shumë vrasje dhe se skuadrilja për të cilën ka investiguar BBC po përpiqej të arrinte një numër më të lartë trupash sesa ai që kishte zëvendësuar.

Email-et e brendshme tregojnë se oficerët në nivelet më të larta të forcave speciale ishin të vetëdijshëm se ekzistonte shqetësimi për vrasjet e mundshme të paligjshme, por nuk i raportuan dyshimet policisë ushtarake pavarësisht nga detyrimi ligjor për ta bërë këtë. Ministria e Mbrojtjes britanike nuk ka komentuar rastin, por një zëdhënës i saj tha se forcat britanike “shërbyen me guxim dhe profesionalizëm” në Afganistan dhe iu përmbajtën “standardeve më të larta”.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 12/07/2022 17:29

    Jo mor cne ata nuk vrasin te pafajshem , kaq thote investigimi por ne te vertete ata maskarenj kane vrare me mijra njerez andej kush i ka pare dhe kush do flase per ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?