Invalide prej 10 vitesh e me plagë në shpinë, por 50-vjeçares në Tropojë i heqin pensionin e invaliditetit: Jam pa ilaçe!

28 Shkurt 2022, 08:54| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 08:58

  • Share

Flutura Madani prej 10 vitesh vuan nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, që i vështirëson lëvizjen dhe shkakton dhimbje të mëdha. E ka përplasur kamioni në vitin 2010, dhe prej asaj kohe ka mbetur invalide. Thotë se për shkak të sëmundjen e ka ndarë dhe bashkëshorti.

"Në 2010 më ka ra kamioni jam nda me burrë se kam mbetur e dëmtuar në shtyllë kurrizore. Burri më tha se nuk mund të mbaj. Falënderoj vëllanë dhe kunatën që më kanë përkrahur, por këta kanë hallet e veta", tregon ajo.

50-vjeçarja nga Tropoja jeton në shtëpinë e vëllait, i cili nuk është në kushte të mira ekonomike. Flutura Madani nuk blen dot ilaçet për shkak se prej shtatorit 2021 i kanë hequr padrejtësisht pensionin e invaliditetit.

"Unë kam pas (KMCAP). 100 mijë lek (të vjetra) por ma kanë hequr. unë i bëj kërkesë kryeministrit me më ndihmuar. I kam 3 çika dhe një djali në burg dhe vajzat janë të martuar. Kunatën e kam sëmurë. Unë s'di ç'ka me thënë duam të marr KMCAP. Kam pyetur tek komuna më kanë thënë s'ka ardhur dosja, unë s'di kush i merr ato para! Unë 80 mijë lek më duhet më ilaçe dhe 20 mijë për veshje se me bukë më mban vëllai", shprehet ajo.

Shërbimi Social në qarkun e Kukësit tha se vendimi për ta hequr Madanin nga skema përfituese është marrë nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP) me qendër në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/03/2022 00:38

    Kokedrute e KMCAP ne Tirane duhet te nxirren vete ne komision per paaftesi mendore, gjykuar nga keto vendime qe marrin ne dem te ketyre fatkeqeve,sepse nuk eshte as rasti i pare,as i vetmi qe degjojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?