Kronikë

Intervistoi zëdhënësin e talebanëve, gazetarja afgane strehohet në Shqipëri

4 Shtator 2021, 14:50| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 15:05

  • Share

Behishta Arghand, ditën kur ra Kabuli, ishte e para gazetare femër, e cila në studion intervistoi njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.

Kjo intervistë e prezantueses së Tolo TV, bëri shumë bujë, pasi asnjëherë Talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër. Burime bëjnë me dije se Behishta Arghand ka mbërritur në Shqipëri pasditen e së premtes. Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë.

Gazetarja e cila u pa nga të gjithë si shpresë se qëndrimi i talebanëve ndaj grave, ishte moderuar, pasi zhvilloi një intervistë me një përfaqësues të talebanëve u largua nga vendi, për shkak të frikës.

“Unë u largova nga vendi sepse njësoj si miliona persona të tjerë unë kam frikë nga talebanët,” tha ajo në deklaratën e saj për CNN.

Beheshta Arghan, e Tolo News, i vetmi kanal ndërkombëtar i Afganistanit, intervistoi zëdhënësin e talebanëve Mawlawi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani.

Dy ditë më vonë, ajo gjithashtu intervistoi Malala Yousafzai, aktivisten që i mbijetoi një atentati të talibanëve, në atë që Tolo e përshkroi si herën e parë që zonja Yousafzai ishte intervistuar ndonjëherë në TV afgan.

“Nëse talebanët bëjnë atë që kanë premtuar dhe situata në vend përmirësohet, kur të jem e sigurtë se nuk jam e kërcënuar , unë do të kthehem në vendin tim dhe do të punoj për vendin tin. Për popullin tim,”-tha ajo për CNN.

1630760387_1630759940BehishtaArghand.png

1630760403_1630760352Screenshot1.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?