Sport
Drejt Punës

INTERVISTA/Rekordmenia Luiza Gega për Report Tv: Asgjë nuk është ashtu si duket në kamera, ju rrëfej prapaskenat në garat ndërkombëtare! Synoj finalen e Paris 2024

3 Tetor 2021, 11:02| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:19

  • Share

Finaliste  në Lojrat Olimpike, Paris 2024, ky është synimi i atletes Shqiptare Luiza Gega. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Ermal Qori, sportistja  tregon prapaskenat në fushat e garave ndërkombëtare. E renditur e 13-ta në Tokio, në garën  e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza rrëfeu detajet e që ia vështirësuan rezultatin maksimal.

"Gjithçka është ndryshe nga çfarë mund të shihni në kamera, kërkohet shumë punë, vullnet dhe përqendrim. Janë kushtet ato që na i vështirësojnë pak  mundësinë e synimit aq lartë, ka shtete që investojnë pa fund në këtë fushë .Unë doja të isha në top 10-tshe, por pa u justifikuar kam patur edhe disa shqetësime me tendinën në këmbë, ajo pengesa e ujit është shumë e rrezikshme nëse ke një problem të tillë", tha Gega.

Eksperiencën në Tokio, Gega e përkufizon si të paharrueshme, ndërsa të jetë finaliste në lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024, është objektivi i madh.

"Nuk është se arrita rezultatin që  unë doja 100 % dhe për këtë arsye une do e provoj edhe në Paris 2024, ku ndoshta aty do i them “stop” edhe garës së pistës", tha ajo.

Aktualisht, Gega mban disa rekorde kombëtare dhe ballkanike.

"Për të gjithë distancat që quhen të mesme e deri te maratona, pra nga 800 m deri në 42 kilometra, i mbaj unë, që është  800metër, 1500 metër, 3000 metër, 5000 metër , 10,000 metër, 21 kilometër  dhe 42 kilometër", tha Gega

Nga fëmijëria, rrugëtimi në  sport, peripecitë dhe sfidat drejt rrugës për finaliste, Gega i tregon të gjitha në intervistën për Report Tv.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?