Intervista/Ticiana Kushi: Përse
lashë avokatinë për botën e bebeve

21 Prill 2016, 07:25| Përditesimi:

  • Share
Është vetëm 26 vjeçe, por kjo nuk e ka penguar aspak që të realizojë ëndrrën e saj për t’u kujdesur për fëmijët e për ta kthyer një gjë të tillë në profesion. Ticiana Kushi me profesion avokate, por tashmë e specializuar si mentore gjumi dhe specialiste laktacioni për bebet, ka hapur tashmë studion e saj për ta ushtruar këtë pasion. Ideja e saj i ka fillesat pak kohë më parë, kur u bë vetë nënë. Nevoja por të marrë një mentore gjumi, bëri që Ticiana t’i shtronte këtë pyetje vetes: Pse të mos bëhem vetë një e tillë?. Dhe këtu iu fut rrugës së bukur të kujdesit ndaj bebeve, duke u bërë jo vetëm Mentore e gjumit të foshnjave, por edhe specialiste laktacioni. Në këtë mënyrë, ajo u mëson nënave të reja edhe se si të mos heqin dorë nga ushqyerja me gji e fëmijëve por edhe çfarë të konsumojnë që bebet e tyre të marrin sa më shumë vitamina nëpërmjet qumështit....
 
 
Ticiana, në dijeninë time, jeni e vetmja mentore gjumi dhe specialiste e gjidhënies në Shqipëri. Si ju lindi ideja për të pasur profesione të tilla?
Gjithçka lindi nga eksperienca ime personale dhe të bërit nënë. Përherë kam qenë e apasionuar pas fëmijëve. Më karakterizojnë si një tip praktik por tepër këmbëngulëse. Në momentin që mora lajmin se isha shtatzënë doja të dija gjithçka çfarë ndodhte me beben time. Doja të dija gjithçka që duhet të dijë një nënë për të rritur sa më qetë dhe të shëndetshëm fëmijën e saj. Libër pas libri, lexim pas leximi e gjenda veten në një botë krejt ndryshe.

Ashtu siç rritej djali brenda barkut tim ashtu filloi të rritej edhe pasioni im për të mësuar rreth bebeve dhe mëmësisë. Edhe pse kisha lexuar pafund dhe kisha informacione pambarim ardhja në jetë e djalit tim më ndeshi me disa vështirësi të vogla, siç ishin gjidhënia dhe gjumi i Ridley Ian. Në ditën e 4-t të lindjes kisha nevojën e një specialisti për gjidhënien mirëpo nuk e gjeta askund. Djali gjithashtu bënte një gjumë tepër të çrregullt (kjo si pasojë sepse unë dhe bashkëshorti im mundoheshim t’i plotësonim Ridley-t gjithçka brenda pak sekondash). Mirëpo diçka duhet të bëja. Nuk ishte e shëndetshme për fëmijën tim që të kishte të tilla probleme.

Përsëri pas shumë kërkimesh kontaktova me një mentore gjumi Amerikane dhe nëpërmjet një trajnimi 1-javor ajo më ndihmoi që djali im të rregullonte çdo problem me gjumin. Duke qenë tepër e kënaqur nga rezultati dhe tashmë një familje që zgjoheshim të qetë çdo mëngjes mendova përse nuk ofrohej një shërbim i tillë edhe në vendin tonë? Përse askush nuk i ndihmonte dot nënat të cilat gjenden në po të njëjtën situatë si unë? Dhe kështu bëra kërkime të tjera dhe disa miq të mi amerikanë më sugjeruan 2 shkolla amerikane të cilat ishin të certifikuara të më jepnin mundësinë të bëhesha Specialiste Laktacioni dhe Mentore Gjumi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?